“DWTS”, po afrohet drejt finales së madhe. Mbrëmjen e djeshme të gjithë VIP-at, përveç se kanë kërcyer, kanë treguar historitë e tyre personale. Disa prej tyre për vështirësitë që kanë kaluar, kur kanë humbur njerëzit e zemrës dhe ata që fëmijërinë nuk e kanë kaluar si gjithë të tjerët.
Mbrëmja u hap me një kërcim ku secili çift dha maksimumin dhe çifti që juria mendonte se ishte më mirë fitonte 5 pikë.
Çifti i parë qe u largua ishte Sardi dhe Ensa dhe çifti që mori 5 pikët e para ishte Irgen dhe Jora.
Në maratonën e kërcimit të gjithë vipat dhanë maksimumin e tyre, në fund të mbrëmjes të gjithë prisnin eliminimin.
Lajmin e mirë e dha Bora, ku s’do kishte eliminime dhe të shtatë çiftet ishin çerek-finalistë.
Shtatë çiftet në garë janë:
Irgen dhe Jora
Fifi dhe Graciano
Eni dhe Odeta
Atalanta dhe Luixhino
Arnita dhe Eni
Enxhi dhe Silvester
Ndërkohë edhe Bora dhe Donaldi për herë të parë kërcyen kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”.
Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë