ShowBizzz

“Mira kishte qejf të udhëtonte…”: Eno Popi rrëfen i përlotur pengun pas vdekjes të së ëmës!

Mbrëmja e së premtes në Dancing With thë Stars kishte rezervuar nga një rrëfim jete, edhe për moderatorët e spektaklit, Bora Zemani dhe Eno Popi! Si kurrë më parë, Popi rrëfeu i përlotur momemtin më të vështirë të jetës së tij, humbjen e nënës dhe pengun që i ka mbetur pas ikjes së saj. Një udhëtim i munguar…

Mira, – tregoi Eno-, i pëlqente shumë udhëtimet dhe i kisha premtuar që do të bënim një udhëtim të katërt, shpresoja që ajo të bëhej mirë dhe ta bënim planin tonë! Por atë e mori Zoti!
I njohur për natyrën e tij diskrete sa i përket jetës private, Popi preku jo pak publikun teksa vijoi më tej me rrëfimin e ndjerë:

“Mira kishte qejf të udhëtonte...”: Eno Popi rrëfen i

“Ka qenë maji i 2014-ës, një telefonatë nga im atë, na tregon se mamaja ishte diagnostikuar me tumor në pankreas. Është të të lëvizi toka në këmbë. Në javët e fundit mua më është dashur që të mbaj dy portrete, një buzëqeshje shprese dhe dëshire për ta vazhduar jetën dhe kur dilja nga dyert e spitalit, një trishtim i pamatë.
Më është dashur të luftoj pikërisht me këtë gjë, për të treguar që do ia dalim ia hidhnim, do bëhet më mirë, edhe pse e dinim që s’do bëhej. 
Vazhdimisht e mendoj pse nuk bëmë ne një udhëtim të fundit, kishte shumë qejf të udhëtonte. I thash okay do të marr unë me makinë, një mundësi për të ndenjur vetëm dhe për të folur.
Data 28-29 nëntor mjekët e kanë pushim, dhe më thanë përpiqu që ta bëni kimioterapinë më herët. Shpresova fort që të bëhej mirë dhe ta mbanim planin tonë të udhëtimit. Rënia ishte e dukshme, krevati i u bë vendi që nuk u çua asnjëherë, ku pastaj zoti e mori pas vetes dhe ai udhëtim i parealizuar, ndonjëherë them me vetëm, pse… 
E dinim si do shkonim gjërat por do kishim një moment së bashku, do kishim një kujtim… gjë që unë e humba”
Më pas Eno dha një mesazh të fortë për këdo që po e ndiqte:

“Besoj që na shohin shumë, dhe në situatën që kam kaluar janë duke e kaluar edhe të tjerë, duke u përpjekur me vështirësi të luftojnë me jetën të gjithë duan ti shohin njerëzit e tyre sa më gjatë, dua ti them një gjë: shijojeni prindërit sa i keni, dhe gëzojuni familjes”
Në sallë ishte i pranishëm edhe babai i tij, Jerasim Popi, një ndër figurat e njohura e Teatrit të Operas e Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Mira kishte qejf të udhëtonte...”: Eno Popi rrëfen i