LifeStyle

Vitamina C mund t’ju mbajë më të shëndetshëm dhe të dukeni më të rinj

A po merrni mjaftueshëm Vitaminë C? Nëse po, atëherë jeni shumë më të shëndetshëm dhe do të dukeni shumë më të rinj.

Ndikimi i vitaminës C në lëkurë

Vitamina C pengon formimin e molekulave të dëmshme në lëkurë. Përdoret kryesisht në dermatologji për reduktimin e njollave në lëkurë. Është përdorur gjithashtu edhe për të trajtuar njollat e mishit të dhëmbëve.

Studimet klinike kanë treguar se përdorimi i kësaj vitamine mund të përmirësojë rrudhat, raporton departamenti i shëndetësisë në Universitetin e Harvardit.

Përdorimi i përditshëm i kësaj vitamine për të paktën tre muaj përmirëson pamjen e rrudhave të fytyrës, si dhe përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës.

Vitamina C mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme ultravjollcë kur përdoret në kombinim me një krem kundër diellit me faktorë mbrojtës.

Studimet klinike kanë treguar se kombinimi i vitaminës C me përbërës të tjerë, si acidi ferulik dhe vitamina E, mund të zvogëlojë skuqjen dhe të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit.

Për më tepër, vitamina C mund të zvogëlojë shfaqjen e njollave në fytyrë. Në provat klinike, shumica e pjesëmarrësve që kanë marrë vitaminën C patën përmirësim në njollat e tyre në fytyrë me shumë pak irritim ose efekte anësore, ani pse nevojiten ende studime më të thella.

Përveç kësaj, vitamina C mund të ndihmojë edhe me akne nëpërmjet vetive të saj anti-inflamatore. Në provat klinike, marrje dy herë në ditë e vitaminës C zvogëlon mundësin e formimit të akneve.

Edhe pse nuk u raportuan efekte anësore serioze me përdorimin e kësaj vitamine në asnjë nga këto studime, është e rëndësishme të theksohet se ka shumë pak prova klinike që kanë studiuar ato efekte për vitaminën C.