Viti 2023 ka qenë i mbushur plot me ngjarje, që nga lufta, filmat e rëndësishëm, zhvillimi i paprecedentë i teknologjisë e deri tek humbjet e mëdha, ngjarje këto që kanë shtyrë njerëzit të kërkojnë dhe të lexojnë informacione në internet.
E ku kërkohet dhe lexohet më me lehtësi sot, për cdo temë të mundshme? Sigurisht në Wikipedia, ku edhe pse është e thjesht të marrësh informacion jo edhe aq të saktë, sërish website përdoret masvivisht, madje edhe besohet.
Së fundmi, meqë jemi në prag të mbylljes së vitit, vetë Wikipedia ka publikuar 25 temat më të lexuara të 2023, ku vendin e parë sigurisht e merr ChatGPT, me gati 50 milionë shikime e lexime. Ndërkohë, si për t’i dhënë një përmbledhje gjithë vitit, vendin e dytë e mban lista vjetore e vdekjeve, ndërsa vihet re edhe donimini nga disa sporte apo tema që kryesisht shihen nga populli indan, e duke qenë se popullsia është e shumtë në numër, arrijnë të zejnë vendet e para në listë.
Më saktë, pas ChatGPT, vijnë me radhë:
2. Vdekjet në 2023: 42,666,860 lexime
3. 2023 Cricket World Cup: 38,171,653 lexime
4. Premier League indiane: 32,012,810 lexime
5. Oppenheimer (film): 28.348.248 lexime
6. Cricket World Cup: 25,961,417 lexime
7. J. Robert Oppenheimer: 25,672,469 lexime
8. Jawan (film): 21.791.126
9. 2023 Premier League indiane: 20,694,974 lexime
10. Pathaan (film): 19.932.509
11. The Last of Us (serial): 19.791.789 lexime
12. Taylor Swift: 19,418,385
13. Barbie (film): 18.051.077
14. Cristiano Ronaldo: 17,492,537 lexime
15. Lionel Messi: 16,623,630
16. Premier League (angleze): 16,604,669
17. Matthew Perry: 16,454,666
18. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA): 16,240,461 lexime
19. Elon Musk: 14,370,395
20. Avatar: The Way of Water (film): 14,303,116 lexime
21. Indi: 13,850,178
22. Lisa Marie Presley: 13,764,007 lexime
23. Guardians of the Galaxy Vol. 3 (film): 13,392,917 lexime
24. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia: 12,798,866 lexime
25. Andrew Tate: 12,728,616