Një tentativë grabitje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një banesë në fshatin Prush të Tiranës.
Burime për media bëjnë me dije se tentativa për grabitje ka dështuar. Mësohet se persona të armatosur tentuan të vidhnin një biznes.
Por grabitja dështoi. Në vendngjarje shkoi edhe policia.
Raportohet se mes policisë dhe autorit/ëve ka patur shkëmbim me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të plagosur. Autori/ët janë larguar, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.
Lajm në përditësim
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo