I dashuri me energjinë dhe personalitetin e një “golden retriever-i” s’mund të jetë një term i panjohur për ty, domethënë, nëse ke TikTok dhe s’jeton me murgjit në Tibet.
Por, edhe nëse nuk e ke hasur, ja ku jemi ne, gati për të të ndriçuar. Së pari, të rikujtojmë se me çfarë lidhet “golden retriever”. Pikërisht me një qenush të ëmbël, lozonjar dhe bukurosh, i cili ka frymëzuar edhe termin e përdorur gjerësisht në TikTok.
Tani, vëmendje, mos u marros prej qenushit! I dashuri me personalitet “golden retriever” është fiks siç e mendon: besnik, romantik, i qeshur, s’merr gjëra për ters, i qëndrueshëm, detajist dhe të do pa kushte dhe me përkushtim. Madje, kërkon ndjesë edhe kur je ti gabim.
Fillimisht, termi u bë mjaft i njohur në X (ish-Twitter) në vitin 2021, por me filmin “Barbie” dhe lidhjen e Taylor Swift me Travis Kelce, është rikthyer fuqishëm në TikTok.
Mund të themi se i dashuri me energji “golden retriever” sjell harmoni, dashuri dhe është shumë mbështetës në një marrëdhënie.
Karakteristikat e tij janë:
Të mbush me dashuri dhe zakonisht e shpreh admirimin me prekje
Të thotë fjalët e duhura në momentin e duhur
Nuk i merr gjërat dhe aq seriozisht, si një golden retriever që vdes të luajë
Përshtatet me njerëzit dhe s’merr vesh fare nga ironia
Të ndihmon të zgjidhësh problemet
Flamujt e kuq të të dashurit me personalitet “golden retriever”
Mund të mos ketë shumë pavarësi
Mund të mos i marrë seriozisht kufijtë që i vendos
Mund të ketë probleme me komunikimin, sepse i shmanget bisedave të vështira
Mund të mos i dalë për zot vetes se shmang konfliktet