ShowBizzz

Rudina Dembacaj u dënua me burg se falsifikoi firmën e tij, ish-bashkëshorti: S’do të jem kurrë një baba i keq!

Ditën e djeshme u publikua lajmi se aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ishte dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së saj.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar ka reaguar ish-bashkëshorti i aktores, Aleksandër Varfaj, i cili me anë të një postimi në instagram shkruan nuk do jetë kurrë një baba i keq.

Reagimi në Instagram:

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt është ankuar vazhdimisht se aktorja nuk e lë që të ketë një marrëdhënie normale me vajzën e tij, dhe përplasja mes tyre ka shkuar deri në gjykatë.