Lajme

Tornado dhe stuhia godet SHBA-në, humbin jetën 6 persona

Tornado dhe një stuhi e fortë ka goditur disa pjesë të Tenesit në SHBA, duke shkaktuar dhe disa viktima.

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e kësaj stuhie kanë humbur jetën 6 persona, mes tyre një fëmijë. Përpos viktimave, 23 persona ndodhen në spital pasi kanë mbetur të lënduar.

Era e fortë ka shkulur disa pemë, ndërsa reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa zona. Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim që do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo