ShowBizzz

Aktorja e serialit të njohur shqiptar rrëfen dramat në jetën e saj: Më pushuan nga puna për 7 minuta

Aktorja e teatrit dhe e filmit Adelina Muça e njohur ndryshe me emrin e personazhit (Bela Kuqezi) në serialin e njohur shqiptar, ka treguar për jetën e saj, me uljet dhe ngritjet, e cila ngjan si një film me metrazh të shkurtër.

Aktorja ndan një moment të dhimbshëm, kur mori një lajm jo fort të mirë për karrierën, por njëkohësisht edhe për jetën e saj.

“Më është dashur të përballoj çdo gjë vetëm, bashkë me vajzën që shpeshherë duhet të luaja edhe teatër në shtëpi. Atë po themi, frikën time. Janë pikërisht momentet e para, kur fillova të punoj me këtë vepër. Kisha kaluar pak më përpara një periudhë jo shumë të lehtë, sepse ime më nuk ishte shumë mirë me shëndet.

Dhe ditën e parë që unë kam ardhur për të punuar me Driadën, me këtë shfaqje, atë ditë mora dhe një lajm jo fort të mirë për jetën time dhe karrierën time. Që ishte pushimi im nga puna, që erdhi një pushim për 7 minuta, me një telefon. Dhe të nesërmen në mëngjes, ime më ndërroi jetë. Kur shoh forcën e të gjithë këtyre femrave, them që do t’ia dal” – përfundon aktorja.