LifeStyle

Mënyra më e thjeshtë për ta bërë shtëpinë të aromatizuar

Mijëra njerëz janë të kënaqur, provojeni tani!

Për t’i bërë shtëpisë një aromë të këndshme, mund të bëni një freskues natyral ajri nga limoni, kripa dhe alkooli.

Gjëja e parë që njerëzit vënë re kur hyjnë në një shtëpi të re nuk janë as mobiliet, as ngjyra e mureve dhe as perdet magjike. Gjëja e parë që i tërheq apo i largon është aroma e shtëpisë së dikujt.

Në mënyrë që shtëpia juaj të ketë erë të këndshme, duhet të ajrosni rregullisht dhomat, si dhe të mbani higjienën. Megjithatë, ndonjëherë nuk jemi të kënaqur dhe duam atë erën shtesë, të veçantë që përhapet zakonisht nëpër shtëpitë e njerëzve të pasur.

Është sikur askush të mos ketë pirë duhan, të mos ketë gatuajë drekë apo tharë rroba në to – gjithçka frymon një aromë të butë pastërtie dhe nota fisnike frutash dhe parfumi. Edhe ju mund ta arrini këtë gjë në një mënyrë shumë të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtuE dini pse të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë?

Ju duhen limon, kripë dhe alkool, ndërsa shtesat zgjidhni sipas shijes suaj. Ju mund të përgatisni menjëherë tre deodorantë natyralë – për dhoma të ndryshme.

Pritini limonët në një “kryq”, në mënyrë që fetat të qëndrojnë së bashku në njërin skaj. Vendosni çdo limon në një tas të vogël, në mënyrë që bashkimi i fetave të jetë në fund. Tani spërkatni një lugë kripë (mund të përdorni kripë deti nëse e keni) mbi limon dhe më pas hidhni dy ose tre lugë alkool mbi të.

Është një recetë bazë që mund ta përpunoni më tej – hidhni disa lugë nga zbutësi juaj i preferuar mbi limonin e dytë me kripë dhe alkool, dhe mbi të tretin spërkatni kanellë të bluar, arrëmyshk ose vaj esencial. Shpërndani taset në banesë – vendosini në dhomën e ndenjes, kuzhinë dhe banjë dhe shijoni aromat që magjepsin si parfume të shtrenjta.