Adrola Dushi është padyshim një nga modelet më të bukura shqiptare dhe tiparet e saj kanë tërhequr vëmendjen e figurave të njohura të modës në Amerikë ku modelja ka krijuar një pjesë të karrierës së saj.
Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka arritur një tjetër sukses. Dushi po bashkëpunon me parukierin e yllit të televizionit Kim Kardashian, Chris Appleton.
Videoja ku ky i fundit reklamon produktin e tij në flokët e modeles shqiptare po bën xhiron e rrjetit dhe ne s’mund të ishim më krenarë se kaq për arritjen Adrolës dhe i urojmë shumë suksese.
lokimagazine