ShowBizzz

Përse nuk e bëri Romeon pjesë të filmit? Donaldi flet për herë të parë publikisht

Filmi “5 Herë Jo” do të ketë premierën e madhe në datën 12 dhjetor.

Ama me publikimin e trailerit dhe disa pjesëza nga filmi, nje pyetje na erdhi të gjithëve në mendje. Po Romeo pse nuk është pjesë?

Jemi mësuar që dyshen e binjakëve t’i shohim gjithnjë të pandarë në projektet e tyre, ama këtë herë në këtë projekt kinematografik ishte vetëm Donaldi me Borën.

I ftuar në punatën e sotme të rubrikës “Galeri”, Donaldi foli për herë të parë rreth këtyre komenteve.

Ai tregoi se kishte dëshirë ta kishte Romeon pjesë të kastit, madje kishte përgatitur një personazh për të, ama kjo nuk ishte e mundur pasi ai ka një tjetër projekt të madh.

Romeo është duke bërë një projekt të madh që unë nuk kam të drejtë të flas. Ka lidhje me Top Channel. Është një projekt shumë interesant për të cilin do dëgjoni në 2024. Xhiron shumë, 6 ditë të javës. Ka rreth 5-6 muaj që punon për të.

Kemi hequr një personazh që nuk e kemi zhvilluar në film, Romeo na e dogji këtë personazh”- tregoi Donaldi.



lokimagazine