Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka thyer masën “arrest shtëpie”. Sipas mediave italiane mësohet se shqiptari në Mogliano Veneto është arrestuar pasi kur kur karabinierët kanë shkuar në shtëpinë e tij për të kryer kontrolle, ai nuk ishte aty.
Menjëherë karabinierët u vunë në kontroll të shqiptarit, ku pas disa orësh ata arritën ta gjejnë të riun nën efektin e alkoolit. Në momentin që ky i fundit është ndaluar nga efektivët, i ka kërcënuar dhe ofendojë, madje tentoi t’i sulmojë dhe me thikën që kishte fshehur në xhep.
Pas kësaj, ai u arrestua dhe ndodhet në burgun në Treviso.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo