ShowBizzz

 “Do iki unë, por ti do më zëvendësosh”, Amaneti i Mirush Kabashit për të bijën!

Vajza e aktorit Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë më 5 dhjetor, Mendi Kabashi ka dhënë një intervistë për emisionin “Profil” në Euroneës Albania.

Ajo theksoi se për artistin skena ka qenë jeta e tij, teksa zbuloi amanetin e fundit që i ka lënë i ati, që të filloj rrugën në pasionin e saj, artin.

 “Do iki unë, por ti do më zëvendësosh”,

“Luftoi shumë deri në fund, luftonte për ne, për publikun. Skena ishte jeta e tij. Nuk ishte vetëm profesion por pjesa e jetës. Gjatë gjithë kohës ishte duke përsëritur tekstet, ishte shumë i apasionuar pas kësaj. Publiku ishte familja e tij e madhe. U jam shumë mirënjohëse të gjithëve që e kanë mbështetur. Për ne ai ka lënë pasurinë më të madhe në botë që është emri. Kemi qenë shumë të lidhur. Jeta e tij ndahej midis skenës dhe familjes.

Me Mirushin nuk ishim vetëm babë e bij por ishim dhe shokë. Unë kam mësuar shumë nga ai. Mirushi thoshte gjithmonë duhet 99% punë dhe 1% talent. Pasioni që përkushtohej dhe në gjëra të vogla, që e bëri atë një njeri shumë të madh. Ka qenë gjithmonë krenari e madhe sa herë thosha mbiemrin tim.

Ne kuptoheshim pa folur. Unë artin e kam pasur shumë pasion, por nuk e çova deri në fund ëndrrën time. Mirushi kishte tjera plane për mua dhe unë nuk doja ta mërzisja. Nuk jam bërë pishman, por kjo s’do të thotë se jam vonë. Deri në momentin e fundit më tha do iki unë, por do jesh ti, ti do të jesh ajo që do më zëvendësosh”, tha ajo.

 

 

 “Do iki unë, por ti do më zëvendësosh”,