Blero dhe Edona James së fundmi kanë pasur një debat të ashpër mes tyre në Big Brother VIP Kosova 2.
Ishte Edona ajo që fillimisht i tha Bleros se do ta nxjerr jashtë shtëpisë, madje duke e quajtur manipulues.
“Besën po ta dha se ke me i kapë kuferat vet dhe ke me dalë. Kam me të bë horë, u kry më me ty”, i tha Edona.
Ndërsa, nuk mungoi as një kundërpërgjigje nga ana e Bleros, i cili i tha se ndonëse e ka mbështetur në fillimi tani do ta ‘nxjerr jashtë shtëpisë’.
“Kam me të nxjerrë jashtë, ashtu sikur që të kam mbështetë edhe kam me të nxjerrë”, i tha Blero.
Kujtojmë që në ditët e para të BBVK, Blero dhe Edona James kishin krijuar një raport të afër me njëri-tjetrin, madje këngëtari e quante motër.