Lajme

Tjetër aksident, makina përplaset me furgonin në Rrugën e Arbrit

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në by-passin e Murrizit, në afërsi të fshatit Bastar në rrugën e Arbrit.

Burime bëjnë me dije se një furgon që transportonte mallra është përplasur me një makinë tip “Audi”.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar personat që ndodheshin në makinën “Audi” dhe shoferi i furgonit. Për fat të mirë të lënduarit nuk kanë plagë të rënda.

Sakaq mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në dy drejtimet.

Policia Rrugore ka ndërhyrë për lirimin e trafikut. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i katërt që regjistrohet sot në vendin tonë. Në mëngjes u raportuan dy aksidente ku u përshinë disa mjete në Rrugën e Kombit, ndërsa një aksident tjetër u regjistrua në Rrugën Librazhd-Prrenjas.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo