Kuriozitete

8 këshilla kur duhet t’i thoni “jo” shefit

Imagjinoni sikur shefi jua jep një detyrë e cila mendoni që nuk është e duhura dhe nuk funksionon. Ose jua cakton një afat kohor për ta përfunduar, i cili sipas jush është i parealizueshëm. Sigurisht që përgjigja juaj nuk duhet të jetë “jo nuk e bëj”, sepse nuk do të ishte e sjellshme. Epo, duhet ta gjeni një formë për t’ia thënë.

Mendimi i ekspertëve

Është diçka që vjen natyrshëm për njerëzit të turpërohen kur, vjen puna që ta kundërshtojnë dikë që është në pozitë më të madhe. Sipas Xhozef Grinit, bashkautor i librit “Crucial Conversation”, trupat janë të specializuar për mbijetesë, kështu që na vjen natyrshëm që t’i shmangim situatat të cilat na dëmtojnë.

Ndërsa Holli Uiks, autor i librit “Failure to Communicate”, thotë që mund të përjetoni ankth sepse do të ketë ndikim negativ. Kjo për arsye se menjëherë do mendohet me vete “Nuk do t’i pëlqej më”, “Unë jam një pjesëtar i tmerrshëm” ose edhe “Do të pushohem nga puna”. Pas këtyre mendimeve, e vetmja gjë që mbetet është të pajtoheni por, sipas ekspertëve as kjo nuk është gjëja e duhur.

Çfarë duhet të bëni atëherë?

Jini realist rreth rrezikut

Mundësitë janë që as të mos pushoheni nga puna e, as të mos krijoni mendime negative për ju. Mendoni rreziqet që vijnë nëse nuk flisni! Ndoshta projekti nuk do të mund të përfundohet duke bërë që ta humbni besimin e ekipit.

Vendosni nëse duhet të prisni

Pasi ta keni llogaritur rrezikshmërinë, mund të vendosni, a është më mirë të mos e thoni mendimin tuaj me zë të lartë. Mbase mund t’ju vjen befasi ajo çfarë jua deleguan dhe nuk keni ende kohë për ta menduar mirë. Në këtë rast, është më mirë të mos thoni diçka por, të prisni të merrni mendime edhe nga të tjerët. Kjo është sidomos e rëndësishme, nëse jeni në ndonjë takim ose në hapësira publike. Diskutimi i çështjes vetëm me shefin, mund ta bëj atë të ndihet më pak i kundërshtuar.

Identifikoni qëllimet e ndara

Përpara se t’i ndani mendimet që i keni, mendoni se për çka interesohet “personi i fuqishëm”. Mund të jetë besueshmëria e ekipit ose përfundimi i projektit në kohë. Kujdes kur ia thoni shefit mendimet tuaja! Mos u hakërreni duke kundërshtuar, por tregoni që jeni në gjendje të punoni për qëllimet e kompanisë dhe, të jeni në gjendje të bëni ndryshime kur është nevoja.

Kërkoni leje për të mos u pajtuar

“E di që duket se po shkojmë drejt një angazhimi të tremujorit të parë këtu. I Kam disa arsye që po mendoj se nuk do të funksionojë. Do të doja të parashtroj arsyetimin tim. A do të ishte në rregull?”. Sipas Grinit, kjo është një formë e mençur për ta marrë sigurinë psikologjike nga shefi. E nëse përgjigja është po, atëherë pa problem mund t’i tregoni mendimet “kundërshtuese”.

Qëndroni të qetë

Zemra mund të fillojë t’ju rrah dhe fytyra të fillojë t’ju skuqet, por pavarësisht kësaj mundohuni që ta merrni një qëndrim natyral, si në fjalë ashtu edhe në sjellje! Kur shenjat e trupit komunikojnë shenja të ankthit, kjo e jep mesazhin në një formë tjetër. Mesazhi sado i pastër të jetë me këto gjeste, mesazhi do të fillojë të përzihet, në atë formë që shefi, do të fillojë të nxjerrë kuptimet sipas tij.

Çfarë mund t’ju ndihmojë në raste të tilla? Frymëmarrjet e thella, e folura ngadalë dhe e formuluar mund t’ju ndihmojnë. Autori dhe trajneri Grin, thotë që, kur njerëzit ndihen në panik fillojnë të flasin shpejt dhe me zë të lartë.

Mos gjykoni

Kur e merrni hapin të shpreheni, kujdes gjuhën! Ekspertët thonë që duhet t’i keni kujdes fjalët gjykuese si “budallallëk” ose “i pamenduar”, sepse ata janë në gjendje t’i keqkuptojnë ose t’i marrin personale. Ndani fakte!

Shembull, në vend se të thoni “Mendoj që ai afat kohor është naiv”, mund të thoni “Katër projektet i fundit i kemi arritur në të njëjtin afat, por këto janë rrethana të tjera.”

Qëndroni me këmbë në tokë

Theksoni që jeni thjesht duke e dhënë mendimin, jo një të vërtetë të palëkundur. Sepse mund të jetë një opinion mirë i informuar dhe i hulumtuar më parë, por përsëri mbetet mendim. Shembull, mund të shkoni te shefi dhe t’i thoni me buzëqeshje që keni shkuar ta ndani një mendim dhe t’i thoni që jeni gati për të diskutuar gjëra. Por, gjithmonë duke e filluar me fraza të tilla si “Është thjesht mendimi im por, unë mendoj që…”, dhe përfundojeni duke thënë “më tregoni nëse e kam gabim”, ose duke thënë “A mendon që qëndron….?”.

Njihni autoritetin e tyre

Kujtojani vetes që personi të cilin e keni përballë do ta merr vendimin e fundit. Shembull, mund të thoni diçka të tillë “Sigurisht është në dorën tënde të vendosësh”. Kjo i jep shefit të kuptojë që e dini vendin tuaj, por gjithashtu ia rikujton që ka zgjedhje.