Lajme

Berisha e Basha festuan ndarë ditëlindjen e PD, komenti i Spiropalit për demokratët

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi sot festimet e ndarja që demokratët bënë për 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi sot mbështetësit e tij në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ish-kryeministri, Sali Berisha festoi me grupimin e tij në Hotel Tirana.

Lidhur me këtë, Spiropali tha në emisionin “Kontrast” në Report Tv se takimet e organizuara ndarë duken si sallone çaji.

Spiropali tha se të pranishmit në këto festime të zhvilluara ndarë nuk kanë çfarë t’i thonë njëri-tjetrit përveçse të kujtojnë kohët e kaluara kur partia funksiononte.

Më tej, Spiropali tha se ka ardhur koha që te ndodhë shkëputja e atyre personave që janë profesionistë të vërtetë dhe kanë se çfarë japin, por që sot e kanë gojën të mbyllur.

“Të dyja sallat duken si sallone çaji ku njerëzit nuk kanë se çfarë i thonë njëri tjetrit përveçse vijnë e hanë dy kikirikë e kujtojnë kohët kur ishin një parti që funksiononte. Këtu duhet të ndodhë shkëputja e atyre personave që janë profesionistë të vërtetë dhe kanë se çfarë japin, por sot e kanë gojën të mbyllur. Nuk mendojnë se mund të hyjnë në ndonjë garë se gara është e mbyllur”, shpreh ministrja.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo