ShowBizzz

“Ti je mësuar të rrish si langaraq rrugëve”, plas keq në emisionin e dashurisë, konkurentja largohet

Puntatën e kaluar të “Për’puthen” shprehja ‘tequila vava’ që Aureli i drejtoi Saides, u prit shumë keq nga kjo e fundit.

Saidja u ndje e ofenduar, pasi e konsideron këtë shprehje simbol të romëve. Ndërkohë që kjo situatë nuk u la me aq, pasi këtë nisje jave të programit, Aureli dhe Saidja u përballën me njëri-tjetrin.

Fillimisht nisi si një bisedë e tensionuar, por që më pas përfundoi në një lumë ofendimesh nga të dyja palët.

Pavarësisht se në këtë takim pritej që dyshja të sqarohej, kjo gjë nuk u arrit, madje agravoi më tej.

Saidja ishte ajo e cila braktisi karrigen e saj, për të mos vijuar më tej debatin.

View this post on Instagram

A post shared by Per’puthen 💋 (@perputhen_tch)

Biseda e tensionuar e zhvilluar mes tyre:

Saide: Çfarë the për mua që jam rome? Çfarë është kjo ‘tequila vava’ se nuk po të kuptoj? Unë nuk jam rome, që ta dish ti.

Aureli: I thash vetëm që të na sillje një tekila këtu.

Saide: A je vërtet kaq racist? Si mund të jesh mashkull kaq i ulët. Që kur ke ardhur vetëm ke sharë. Çfarë ke që bullizon? Shumë njerëz kanë vdekur nga bullizimi, unë e kam vuajtur. Kjo që ti bëre nuk është shaka. Nuk të njoh nuk më njeh, pse kalon në ofendime të tilla.

Aureli: Nëse në jetën tënde ekziston racizmi, për mua nuk ekziston. Unë bëra shaka. Nuk e di si bëni shaka juve.

Saide: Atë që ti bëre, unë u ndjeva shumë keq.

Aureli: Erdhe ti o Saide, tregove që shite fiq edhe u dramatizove. Vazhdo dramatizohu. Ti e ke përdorur këtë për vëmendje.

Saide: Ti qenke mashkull i fëlliqur, shumë i ulët. Unë e them me krenari që kam shitur fiq.

Aureli: Ti ndërhyn tek Gabriela, kur nuk jeni fare në një nivel. Ia do të mirën asaj (qesh me ironi).

Saide: Po ia dua të mirën se meshkujt si ti nuk duhet t’i ketë askush.

Aureli: Ti meshkujt si mua nuk i arri dot.

Saide: Ti je mësuar të rrish si langaraq rrugëve.

Aureli: Erdhe duke qarë po tregoje unë kam shitur fiq, unë kam bërë… U viktimizove në atë lloj mënyre.

Saide: Jo nuk jam viktimizuar thjesht kam treguar punën time që kam bërë me nder.

Aureli: Mere famën por mere me merita, jo kështu.