Së fundmi ylli i muzikës pop Selena Gomez iu përgjigj një komentuesi që e akuzoi se kishte përdorur botoks për faqet.
Komentuesi kritikonte këngëtaren për pamjen e saj dhe i kërkonte të hiqte botoksin te faqet. Selena iu përgjigj dhe pranoi se ka bërë botoks. Ajo shkroi: “Hahahaha kam bërë botoks”. Kjo është hera e parë që këngëtarja flet hapur për ndërhyrjet në pamjen e saj.
Selena ka konfirmuar se është në lidhje me producentin Benny Blanco, shokun dhe bashkëpunëtorin e ish-të dashurit të saj Justin Bieber.
Ajo komentoi si fillim “Fakt” nën një postim postuar nga llogaria ‘Popfaction’ që thonte, “Selena Gomez mesa duket konfirmon që është në një lidhje”. Këngëtarja gjithashtu i bëri like fotografisë së ‘Popfaction’ me titull, “Selena Gomez thuhet se është në lidhje me producentin Benny Blanco”.
Dyshja filloi të punonte së bashku më shumë se tetë vjet më parë. Benny ndihmoi në shkrimin dhe prodhimin e këngëve të Selena-s në Revival të vitit 2015 “Same Old Love” dhe “Kill Em With Kindness”, përpara se të merrte pjesë në këngën “I Can’t Get Enough” të këngëtares 2019 me Tainy dhe J Balvin. Së fundmi, ai bashkëpunoi me të në “Single Soon”, të cilin ajo e publikoi në gusht.