Në letrën, Ajnshtajni përshkruan pikëpamjet e tij mbi Zotin, fenë dhe kuptimin e jetës.
Në “Letrën drejtuar Zotit”, e shkruar në gjermanisht në vitin 1954 dërguar filozofit Eric Gkoutkint, fizikanti më i famshëm i shekullit të 20 shprehej kategorikisht që nuk beson në ekzistencën e tij.
“Fjala Zot është për mua asgjë më shumë se shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore dhe Bibla (jo vetëm) një koleksion i legjendave dhe miteve, dhe shumë mjaft primitive”, shkruan Ajnshtajni një vit para vdekjes se tij në prill të 1955.
“Asnjë interpretim, sado i aftë të jetë, nuk do ta ndryshojë këtë,” shtoi ai.
Letra është një faqe e gjysmë e gjatë dhe e shkruar në kohën kur Ajnshtajni jetonte në New Jersey.
Në vitin 2008 letra u shit në ankand të një koleksionist privat me vlerë prej 404,000 $.
“Mishërimi i fesë një supersticioni primitiv”
Themeluesi i teorisë së relativitetit, edhe pse një çifut ai nuk hezitoi për të kundërshtuar dhe tallur mejudaizmin: “Për mua feja hebraike është, si të gjitha fetë e tjera, mishërimi i një paragjykim primitiv fëminor ,” shkruante Ajnshtajni.