Lajme

Shkresa e SPAK për Berishën, Bardhi-Ramës:Plotëso kërkesat e të marrim pjesë në votim

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit të demokratëve i ka bërë thirje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për Inceneratorin e Tiranës dhe të vërë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gjithashtu, Bardhi ka komentuar edhe autorizimin që Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit për të arrestuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Deputeti u shpreh se këtë kërkesë e mori vesh përmes mediave, por e cilësoi si një lajm të mirë pasi SPAK ka treguar se di adresën e Kuvendit. Ai i bëri thirrje Ramës të plotësojë tre kërkesat e opozitës që të jetë marrin pjesë në votim.

“Është e papranueshme në një vend anëtar të NATOS që një shumicë të ndërmarrë masa praktikisht i heq mandatin përfaqësuesve të popullit. Ky është një provokim i rëndë dhe tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të Ramës. Ka kaluar nga dhuna përmes forcave të policisë dhe gardës, ja ka bërë mirë që e ka futur e gardën në gatishmëri se ne jemi në një regjim, së dyti padiskutim në emër të grupit parlamentar të PD du ti bëj thirrje SPAK që ti shkojë deri në fund hetimeve për Inceneratorin. Fati i Veliajt dhe Ramës smund të lidhet me fatin e Shqipërisë.

Herët apo vonë me thashetheme apo gënjeshtra Edi Rama dhe Veliaj do të mbajnë përgjegjësi për abuzimet për Inceneratorin e Tiranës dhe dy Inceneratorëve të tjerë Fierit apo Elbasanit. Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundër asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni”, tha Bardhi. Ndër të tjera ai nuk qëndroi pa prekut as ndryshimet që u bënë ditën e sotme në rregulloren e Kuvendit ku Këshilli i Mandateve dërgoi në Parlament projekligjin e propozuar nga mazhoranca.

Sa i përket kësaj mbledhje Bardhi tha se asnjë nga deputetët demokratë nuk ishte vendosur në dijen nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

“Pse nuk na njofton por sot nuk kam vendim as anëtarët zvëndësues për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. E kanë miratuar pa i njoftuar anëtarët e opozitës”, tha deputeti ndër të tjera.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo