Prezantuesja e njohur italiane Maria De Filippi ka zbuluar prezantuesin e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, (ose siç ajo e quan Sanremon shqiptar). Bëhet fjalë për balerinin e njohur Kledi Kadiu, i cili ia la mentores së tij Maria De Filippi të japë këtë lajm të bukur.
View this post on Instagram
Teksa balerini ka qenë së fundmi në “Amici”, Maria De Filippi dëgjohet t’i urojë suksese për këtë projekt të ri. “Ky do të jetë shqiptari që do të të prezantojë këtë vit Festivalin në Shqipëri. Të urojmë shumë suksese”, thotë prezantuesja gjatë programit.
Ndërkohë që Kledi ka publikuar një pjesë të bisedës edhe në rrjetin e tij social Instagram dhe krah asaj shkuran, “Për 25 vjet miqësia jonë është ushqyer me nderim dhe respekt, gjithmonë të lumtur dhe mirënjohës për këtë”.
View this post on Instagram
Kujtojmë që gjatë fundjavës në Instagramin e Kledi Kadiut pamë që ai ndodhej në Shqipëri, dhe paralajmëroi se po bëhej gati për një event të madh, i cili tashmë u zbulua..
Festivali i 62-të i Këngës në RTSH mbahet nga data 19 deri më 22 dhjetor.