ShowBizzz

Jo vetëm lajme të këqija, çfarë feston sot familja Malltezi

Prej muajsh, familja Berisha dhe Malltezi nuk po gjejnë qetësi në përballje me drejtësinë. Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës.

Gjykata vendosi fillimisht për Malltezin, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” e kjo masë është lajmëruar sot edhe për Berishën.
Mirëpo më në fund në shtëpinë e tyre ka një ditë festë dhe kjo pasi sot vajza e Argitës dhe Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi feston ditëlindjen.

Dasara festons sot 27-vjetorin e lindjes dhe ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë urimet e miqve të saj, kryesisht të huaj në rrjetet sociale./albeu.com/