12 dhjetori është një datë shumë e veçantë për Bora Zemanin për shkak të dy eventeve.
Përveç premierës së filmit “5 Herë Jo”, është edhe ditëlindja e djalit të saj Arbor.
Mirëpo, askush nuk e dinte se kjo datë do të bëhej akoma më e veçantë, pasi sapo u shtua një tjetër kujtim.
Gjatë premierës së sotme Donaldi i suprizoi të gjithë kur i propozoi për martesë Bora Zemanit.
Përpara publikut të gjerë që ishin mbledhur për të parë filmin, Donaldi i është ulur në gjunjë Borës ndërsa kjo e fundit është përlotur.
Sigurisht që përgjigjia e saj ishte “Po”, ndërsa i gjithë publiku shpërtheu në brohorima.
lokimagazine