Donald Veshaj propozoi mbrëmjen e sotme partneren e tij, Bora Zemani për martesë.
Aktori zgjodhi të propozojë Borën gjatë premierës së filmit “5 herë Jo”, një film në të cilin protagonistë janë Bora dhe Donaldi.
Ashtu siç e kërkon zakoni, Donaldi u ul në gjunj dhe i propozoi për martesë Bora Zemanit. Sigurisht Donaldi mori një “PO”, nga partnerja e tij.
View this post on Instagram
12 dhjetori u kthye në këtë mënyrë në një nga ditët më të shënuara për Bora Zemanin.
Përveç se premierës së filmit dhe propozimit, Bora feston sot edhe ditëlindjen e djalit të saj, Arborit. Ai mbushi sot 9 vjeç dhe mori urimin më të bukur nga e ëma.
Bora në një kolazh me foto bashkë me të birin, ka shkruar në Instagram:
“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im! Jeta ime ka ndryshuar pikërisht në këtë datë 12.12, kur njoha dashurinë më të madhe në univers.
Mund të bëj 1000 gjëra të tjera të bukura por të qenit mami yt është e preferuara ime, përgjithmonë! Të dua pafund gëzimi i shpirtit tim!”
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb