Lajme

Berisha kërkon protestë të enjten, Bardhi dhe Noka e kundërshtojnë

Janë zbardhur bisedimet që janë zhvilluar ditën e djeshme gjatë takimit të mbështetësve të Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit.

Bëhet me dije se në këtë mbledhje Berisha ka kërkuar që të enjten të zhvillohet protestë, ku të shprehen kundër ndryshimit të rregullores së Parlamentit.

Ai është shprehur se kjo protestë do tregojë pikën kulmore të aksionit opozitar, teksa është shprehur se kjo do tregojë edhe se janë kundër ndryshimit, ku deputetët mund të përjashtohen deri në dy muaj, për shkelje të rregullores në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar idenë e Berishës, duke thënë se nuk është koha për të thirrur qytetarët në protestë.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Bardhi për “Ballkanweb”.

Edhe Flamur Noka ka përkrahur Bardhin duke thënë se nuk është tani koha për protesta dhe se kjo duhet të jetë lufta e deputetëve të opozitës dhe jo qytetarëve.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo