Jennifer Aniston interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj Apple TV+ The Morning Show dhe të dy aktorët shihen në një nga episodet në skena mjaft intime me njëri-tjetrin. Skena ishte e nxehtë, teksa Aniston krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e “Mad Men”, që vendos duart mbi gjoksin e saj të zhveshur.
Në numrin e ri të Variety, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në Morning Show, Reese Ëitherspoon, se e pyeten nëse ndihej mirë duke xhiruar këto skena. “Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: ‘Çfarë do të thotë kjo?’ Ata thanë: ‘Aty ku dikush të pyet nëse je mirë’ dhe unë thashë, ‘Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm’, u shpreh aktorja.
“Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë”, i tha Reese Jennifer.
Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj. Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.
“Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të thosha ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar’”, është shprehur ajo.
Galeria fotografike