Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka qenë së fundmi pjesë e inaugurimit të sallonit luksoz të “Rocca” në Tiranë dhe ka zgjedhur që në këtë event të marrë pjesë me vajzën e madhe të bashkëshortit të saj, Mark Frroku.
Ato kanë pozuar për revistën “Bordo”, dhe duhet thënë që duken kaq bukur me njëra-tjetrën dhe japin në këtë mënyrë një model të mirë për t’u ndjekur nga të gjitha ato, që jeta i përball me të njëjtën situatë.
Vajza e Frrokut, Mara Frroku, duket një zonjushë e vërtetë, shumë elegante dhe tejet simpatike.
Edhe vetë Rudina ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një video nga eventi dhe krah saj ka shkruar, “Me vajzën e madhe”./bordo.al
View this post on Instagram