Lajme

Nafta bie në 73 dollarë/fuçi në bursë, por ende 196 lekë për litër në Shqipëri

Bursat ndërkombëtare të naftës kanë reflektuar ditët e fundit një rënie të ndjeshme të çmimit. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë 73 dollarë për fuçi, ndërkohë që në vendin tonë prej muaj vetëm vazhdon të rritet.

Pothuajse të gjitha karburantet kanë fiksuar një çmim prej 196 lekë për litër, në kushtet kur Bordi i Transparencës është shkrirë dhe asnjë nga institucionet shtetërore nuk kontrollin çmimet.

Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë.

Çmimi i naftes ne bursen nderkombetare, sot 13 Dhjetor
Çmimi i naftes ne bursen nderkombetare, sot 13 Dhjetor

Mbetet për t’u parë nëse ulja e çmimit për fuçi do të ndikojë në tregjet shqiptare, në të cilat rritja u reflektua të nesërmen e luftës në Ukrainë. Por ndryshe nga reagimi kur çmimi rritet, kur nafta bie bizneset që tregtojnë në Shqipëri as që e përfillin.

Një rol këtu ka dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila kur Bordi i Transparencës u shkri, tha se do të monitoronte tregun për të mos lejuar rritjen dhe fiksimin abuziv të çmimeve. Por që nga koha kur bordi u shkri, ky institucion nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë në treg.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo