Suksesi i premierës së “5 herë Jo” është festuar në një nga club-et e Tiranës ku janë mbledhur gjithë personazhet publikë, për të festuar me Borën dhe Donaldin.
Ajo që u vu re edhe këtë herë ishte mungesa e reperit Ledri Vula, i cili nuk ishte i pranishëm as në premierë e as për të festuar me miqtë e tij, ndonëse është mjaft i afërt me Romeon dhe Donaldin.
Gjatë gjithë festës, Sara ka qenë krah dy shokëve të Ledrit, Romeos dhe Ermal Fejzullahut, ku kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Sërish, mungesa e Ledrit në premierë e më pas në festë, ka krijuar mjaft zhurmë në rrjet.
lokimagazine