ShowBizzz

Habit Juliana Nura; pas përplasjes me jurinë nxjerr emrin që do të shpallet fituese e DWTS

Juliana Nura vazhdon të marrë vëmendje me deklaratën që ka bërë pas eleminimit nga gara e “Dancing with the stars”.

Pasi u shpreh se u skualifikua nga gara në mënyrë të padrejtë dhe të pamerituar, ajo ka bërë një tjetër deklaratë të bujshme.

E ftuar së fundmi në programin “Natën me Aulonën”, Juliana u shpreh se fatkeqësisht fitorja do i jepet dikujt që nuk e meriton, pasi në fund të fundit DWTS është një show dhe sipas saj vendimet merren bazuar në përfitimeve.

Ajo u shpreh se mendon se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe Top Channel.

Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Juliana, duke shtuar: “Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja.

Megjithatë, ajo theksoi se do të ishte e lumtur nëse do ta fitonte Fifi.



lokimagazine