Romeo Veshajn po e ndjekin nga pas aludimet se do të jetë pjesë e Big Brother VIP 3, edhe pse ai vetë haptazi, nuk e ka bërë një pohim të tillë. Teksa parakalonte në tapetin e kuq të premierës së filmit “5 herë jo”, ai u intervistua nga Eni Shehu.
Një ndër pyetjet që iu bë Romeos ishte se për kë do ta marrë malli kur të hyjë në “Big Brother Vip 3”. Aktori e theksoi se “nëse” do të bëhet pjesë e formatit, do të ndiejë mungesën e familjes dhe shokëve të tij të ngushtë.
Pjesë nga intervista
Eni: Edhe pa qenë fare në këtë film të ka dalë emri.
Romeo: Mua mund të më dali emri për shumë gjëra po këtu jam vetëm për Donaldin dhe Borën kam refuzuar ta
shikoj të gjithë sepse dua ta shijoj në kinema.
Eni: Për cilin do të marrë më shumë malli kur të filloj “BBV3”?
Romeo: Unë nuk e kam thënë që do futem në “BBV3” e keni thënë ju. Nëse do futem për familjen dhe shokët e ngushtë një njeri special nuk e kam.