
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar pezullimin e ratifikimit të Marrëveshjes me Italinë për refugjatët nga Afrika.
I ftuar në News24 ai është shprehur se çështja e emigrantëve ka dy dimensione, atë të Kushtetutshmërisë dhe dimensionin qytetar.
Gazetari Kikia tha se shumë qytetarët gjatë kësaj kohe më shumë se të merren me Kushtetueshmërinë e marrëveshjes, janë shqetësuar sepse nuk ishin të qartë për atë që do ndodhte. Kjo pasi qytetarët nuk e lisjin parasysh nëse marrëveshja është kushtetuese apo jo.
Sipas tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë influencuar dhe nga opinioni publik.
“Çështja e emigrantëve ka dy dimensione, atë të Kushtetutshmërisë, e cila u intereson njerëzve që merren me ruajtjen e zbatimit të saj dhe dimensioni qytetar. Shumica e qytetarëve që reaguan ndaj këtij rasti nuk kishin parasysh nëse marrëveshja ishte kushtetuese, por u shqetësuan sepse nuk ishin të qartë për atë që do ndodhte.” – u shpreh Mentor Kikia.
“Vendimi i GJK mund të jetë influencuar dhe nga opinioni publik dhe duke qenë se u pezullua besoj se mund të shkohet drejt bllokimit të marrëveshjes, pavarësisht vullnetit të Parlamentit për ta votuar”, – u shpreh gazetari ai mes të tjerash.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo