Bimët janë dekorimi i çdo shtëpie dhe për t’i shijuar dhe për të na kthyer dy herë dashurinë, duhet të kujdesemi për to. Mirëpo, shpesh ndodh që befas fillojnë të thahen pa e ditur arsyen.
Nëse ky është rasti me bimët tuaja, kjo zgjidhje do t’i kthejë ato në jetë. Në vend të kimikateve, përdorni këtë tretësirë shtëpiake dhe bimët do të rriten si të çmendura.
Ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:
– lëvorja e 1 bananeje
– 1 lugë kafe të bluar
– lëvozhga e 1 vezës
– 300 ml ujë
Përgatitja
Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini së bashku. Ujitni bimët tuaja me këtë tretësirë dhe rezultati do të jetë i dukshëm të nesërmen.
Tretjen mund ta derdhni edhe në një tenxhere me bimë të shëndetshme shtëpie dhe ato do të bëhen edhe më të harlisura dhe të gjelbra. Nëse dëshironi që lulet tuaja të duken gjithmonë të shëndetshme dhe mahnitëse, përsëritni procedurën herë pas here.
Si ndikojnë këta përbërës te bimët
Bananet kanë kalium, fosfor dhe kalcium dhe pikërisht për këtë kanë një efekt pozitiv te bimët. Këto minerale ushqyese janë jashtëzakonisht të dobishme për bimët në procesin e rikuperimit. Fosfori në banane gjithashtu ndihmon në rritjen e mirë të rrënjëve dhe lastarëve të rinj.
Lëvozhgat e vezës përmbajnë më shumë se 30 për qind kalcium. Përafërsisht çdo lëvozhgë siguron rreth 4 miligramë kalcium. Përveç kalciumit, përmbajnë edhe magnez, fosfor, kalium dhe natrium dhe rreth 5 për qind lëndë organike, e cila ka një rëndësi të madhe për cilësinë e dheut. Lënda organike gjendet në membranën që mbetet në lëvozhgë në formë proteine dhe është një burim i rëndësishëm i azotit. Nëse nuk i lani lëvozhgat e vezëve, përmbajtja e lëndës organike mund të jetë më e lartë.
Këshilla është që të fshihen bimët të paktën një herë në javë me një leckë të lagur për të hequr pluhurin dhe për të lejuar që bima të marrë frymë.