ShowBizzz

Jeni kuriozë ta dini? Ja çfarë domethënë “Sarile”

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku.

Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.

Duke u ndalur fillimisht tek bashkëpunimi me Mandi Nishtullës, çfarë domethënë Sarile?

“Sarile sipas Mandi Nishtullës domethënë të gjithë bashkë”.

Një këngë e kthyer më shumë se fenomen si nisi gjithçka?

“Deri dje ishte trending e 74-ta në botë. Ka qenë shumë virale në TikTok, Mandi pikërisht këtë frazë e ka thënë para katër vitesh tek Gon Kalaja. U bë virale dhe unë pastaj, pikërisht kjo gjetja i dhamë këngës identitet. Tani u bë gjithëpërfshirëse”.

Si u bë kaq virale?

“Nuk e di, ndonjëherë ti mundohesh të sjellësh një projekt me mendimin tënd që do dalë të jetë goxha virale por asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh dhe çfarë përqafon publiku. Unë e kam sqaruar gjithmonë dhe e kam thënë në çdo dalje timen publike që nuk kam lidhje ti them vetes këngëtar por ama unë kam diçka, punën e gjetjes ose nuhatjes së diçkaje. Një karrierë 20-21 vite në skenë si humorist duke pasur eksperiencë sepse materialet humoristike i shkruanim vetë do të thotë se e di se çfarë do publiku që të qeshë apo të ndihet këndshëm.

Me këto këngët çohen dhe kërejnë”.



lokimagazine