ShowBizzz

Tom Cruise në një romancë me rusen 25 vite më të re! Ish-gruaja e oligarkut të diamanteve i rrëmben zemrën yllit të Hollywood

Tom Cruise mësohet se është në një lidhje dashurie me 36-vjeçaren ruse Elsina Khayrova.

Aktori dhe ish-gruaja e një oligarku të tregtimit të diamanteve u panë së bashku në një festë në sheshin Grosvenor të Londrës.

61-vjeçari dhe partnerja e tij u shfaqën në mbrëmje së bashku rreth orës 21:00 dhe “kaluan pjesën më të madhe të natës duke kërcyer” me njëri-tjetrin në pistën e vallëzimit.

Dyshja thuhet se u larguan nga festa së bashku në orët e para të së dielës.

“Ata ishin të pandashëm, padyshim çift”, tha një i ftuar në event për Daily Mail. “Ai dukej se ishte i lidhur me të.”

Ish-modelja, vajza e një deputeti të njohur rus, ka qenë e martuar më parë me manjatin rus Dmitry Tsetkov, me të cilin ndante një rezidencë prej 22 milionë paund në Wentworth në Surrey si dhe shtëpi në Londër me vlerë 18 milionë paund.

Ish-çifti kishin gjithashtu prona në Dubai dhe Qipro, përfshirë makina, stoli dhe koleksione të artit me vlerë miliona paund.

Pas dirvorcit,, Khayrova u akuzua për fshehjen e pasurive të konsiderueshme nga ish-bashkëshorti i saj, përfshirë koleksionin e çantave të saj prej 1 milion paund.

Ndërsa Cruise s’ka bërë publike asnjë romancë që nga divorci i tij nga gruaja e tij e tretë, Katie Holmes, 15 vjet më parë.

Megjithëse kohët e fundit u përfol se ishte në lidhje me Shakira-n si dhe aktoren, Hayley Atwell.

Cruise ka qenë i martuar me aktoret Mimi Rogers nga 1987 deri në 1990, Nicole Kidman nga 1990 në 2001 dhe Katie Holmes nga 2006 në 2012.

Ai është baba i tre fëmijëve, vajzës Bella, 30-vjeçe, dhe djalit Connor, 28-vjeç, me Kidman, ndërsa ka edhe vajzën Suri, 17, me Holmes.