Lajme

Drogë nga Vlora drejt Turqisë, Gjykata e Vlorës lë në burg 7 të arrestuarit

Gjykata e Vorës ka vendosur sot masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar disa ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku u sekuestrua 500 kilogramë lanabis e cila do trafikohej në rrugë detare drejt Turqisë.

Për 7 të arrestuarit, Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Xhuliano Gjoni, Nertil Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Meci, Gjykata ka vendosur “arrest me burg”.

Seanca për të arrestuarit ka nisur rreth orës 13:00, dhe ka zgjatur për gati rreth 90 minuta.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtarja, Eranda Cufo.

Lexo edhe: VIDEO: Sekuestrohet 500 kg kanabis, arrestohen 7 persona nga forcat RENEA në Vlorë

Polica e Shtetit dhe forcat Special “RENEA”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit;

Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;

Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos;

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë,  gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës më 12 Dhjetor, ku policia në lagjen “11 Janari”  ka ndaluar një furgon të mbushur me kanabis, që drejtohej nga Nertin Gjoni. Droga ishte gati për trafikim përmes rrugës detare në Turqi. Gjatë operacionit janë arrestuar 7 persona, ndërsa kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA.

“Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë” – ka deklaruar policia.

Kliko për të parë videon

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo