Një dentist ka konfirmuar se profesionistët janë në gjendje të tregojnë nëse një pacient i ka bërë dikujt seks oral së fundm, vetëm duke i hedhur një sy të shpejtë brenda gojës së tij.
Në një klip të shpërndarë në Reddit që I përket një emisioni në Karolinën e Veriut me prezantuese Gina Daling, dentisti pyetet nëse është e vërtetë teoria që mjekët si ai mund ta kuptojnë kur dikush ka kryer seks oral.
Dhe Dr. Mike Jin u përgjigj: “Po, kjo është e vërtetë, ne mund të dallojmë mavijosje në indin e butë në pjesën e pasme të qiellzës së butë. Dhe ka një model të veçantë të mavijosjes.Mund të themi.Pra, pas Ditës së Shën Valentinit, ne vumë re se mavijosjet në qiellzën e butë janë shumë më të shpeshta. Fakt gazmor!”
Videoja mblodhi më shumë se 57,000 reagime brenda ditës së parë të postimit, së bashku me mijëra komente nga përdoruesit e habitur.
Një tjetër shkroi: “Prit. Po sikur të provonit të hani një hotdog të tërë pa kafshuar apo përtypur?”
Dikush tjetër bëri shaka: “Dentisti që shqyrton gojën tënde sheh mavijosje “Epo, si ishte fundjava juaj?”