ShowBizzz

Fifi i reagon publikisht Xhulit: Po nxjerre disa të pavërteta

Fifi i ka reaguar publikisht modelës, Juliana Nura, pasi kjo e fundit tha se këngëtarja mund ta fitojë “Dancing With The Stars Albania” për shkak të historisë që e ka me televizionin.

Fifi tha se nëse diçka e tillë ndodh është për shkak të meritave të saj dhe jo siç është duke pretenduar modelja.

Tutje, këngëtarja i ka bërë thirrje siç tha ajo të mos ia njollosë punën dhe sakrificën që ka bërë gjithë këto vite.

“E dashur Xhuliana Nura nuk te hoqa unë nga ‘DWTS’ e as Arnita, as Atalanta, as Enxhi, as Irgeni, as Eni e as Sardi. Nga ‘DËTS’ hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve po gojës”.

“Po fitova, do fitoj se punova shumë fort dhe e kam një publik që po kënaqen me mua”, deklaroi Fifi.



/TeVe