ShowBizzz

Tayna feston ditëlindjen e 27-të, vjen me fotosesion të mahnitshëm

Doruntina Shala apo siç njihet me emrin artistik, Tayna, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.

E lindur më 14 dhjetor të vitit 1996, ajo ka mbushur plot 27 vite jetë.

Bukuroshja, me origjinë nga Prizreni, është pjesë e tregut muzikor prej shumë vitesh dhe këtë kohë ka sjell hite të shumta.

Me rastin e ditës speciale, artistja e njohur ka realizuar edhe një fotosesion, në të cilin duket e mrekullueshme.

Të shumta qenë urimet që pranoi nga miqtë e ndjekësit në sesionin e komenteve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

E njëjta zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë, taka të ngjashme si dhe një pallto.

Tayna bëri bujë të madhe në 2018 me hitin “Columbiana” të krijuar me Don Phenom.