I ftuar në një intervistë për “Natën me Aulonën” Bes Kallaku ka zbuluar “misterin” e momentit, çfarë do të thotë “Sarile”, nga bashkëpunimi i tij i fundit me Mandi Nishtullën, që ka çmendur rrjetet sociale.
“Sarile sipas Mandi Nishtullës domethënë ‘të gjithë bashkë’.”- tregoi Besi, i cili ka rrëfyer gjithashtu si erdhi bashkëpunimi me Mandin, ndërkohë që “Sarile”-ja kishte nisur të kthehej në fenomen:
“Deri dje ishte trending e 74-ta në botë. Ka qenë shumë virale në TikTok, Mandi pikërisht këtë frazë e ka thënë para katër vitesh tek Gon Kalaja. U bë virale dhe pastaj i dhamë këngës identitet. Tani u bë gjithëpërfshirëse.”, tha Besi.