ShowBizzz

Kujt ja merrte mendja se dëshira e Nedës për 2024 është kjo ndërhyrje estetike!

Me figurën e Neda Ballukut jemi familjarizuar akoma më shumë falë pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”, në të cilin është në rolin e opinionistes.

Ditën e djeshme, Neda ka qenë e ftuar në programin “Ftesë në 5”, drejtuar nga Bieta Sulo, ku ka folur më shumë lidhur me planet që ajo ka për vitin 2024.

Opinionistja e programit të njohur të dashurisë, ka treguar se është shumë pro ndërhyrjeve kozmetike dhe se një ndër dëshirat e saj për vitin e ardhshëm është që të bëjë gjoskin.

Unë jam pro ndërhyrjeve estetike, jam absolutisht shumë pro. Mendoj që njeriu duhet të bëjë cdo gjë për t’u ndjerë mirë dhe një nga gjërat për mua ishte dobsimi, të cilin po e arrij të rifitoj peshën time të mëparëshme dhe një ndër qëllimet e mia në të ardhem është që të bëj gjoksin. E di që nuk pritet nga Neda Balluku që ta thotë këtë gjë por …”, ka thënë personazhi i njohur televiziv.

Dhe sigurisht që kjo dëshirë e Nedës është mirëkuptuar nga drejtuesja e programi, e cila është shprehur se ajo i ka ushqyer të tre fëmijët me gji, duke kryer kështu misionin si nënë.



lokimagazine