Lajme

BE hap negociatat, Zelensky: Historinë e bëjnë ata që s’lodhen duke luftuar për liri

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me BE, si “një fitore” për vendin e tij dhe Evropën.

“Vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë është miratuar. Falenderoj të gjithë ata që punuan që kjo të ndodhë dhe të gjithë ata që ndihmuan. Përgëzoj çdo ukrainas për këtë ditë. Përgëzoj gjithashtu Moldavinë dhe personalisht Historinë e bëjnë ata që nuk lodhen duke luftuar për liri”- shkoi Zelensky në rrjetin social ‘X’.

Një zëdhënës i Charles Michel, President i Këshillit Evropian, tha se marrëveshja ishte unanime.

Hungaria ka kundërshtuar prej kohësh bisedimet që nisin me Kievin, por nuk vuri veton ndaj masës.

Megjithatë, kryeministri Viktor Orban postoi një mesazh të prerë në Facebook: “Anëtarësimi i Ukrainës në BE është një vendim i keq. Hungaria nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë vendim të keq dhe për këtë arsye qëndroi larg vendimit sot.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo