ShowBizzz

VIDEO/ Kënga e Ledrit shfaqet në festë, ky është reagimi i Sarës

Pas suksesit të premierës së “5 herë jo”, të gjithë personazhet publikë janë mbledhur në një nga club-et e Tiranës për të festuar së bashku për çiftin protagonist, Borën dhe Donaldin.

Por, mes gjithë festës nuk kishte si të mungonte vëmendja te një nga situatat më të bujshme të muajve të fundit sa i përket showbiz-it, ndarja e Ledrit dhe Sarës.

Reperi kosovar, Ledri Vula mungoi sërish edhe në premierë, edhe në festë, ndërsa Sara është parë pranë miqve të Ledrit, Romeo Veshaj, Ermal Fejzullahut dhe Elgit Dodës.

Në një moment gjatë festës, janë vendosur këngët “Si mua” e Elgitit dhe Dafinës dhe kënga “E keni dit” e Ledrit dhe Romeos, ku të dyja kanë frazën e famshme që u bë “mollë sherri” mes Dafinës dhe Ledrit e Sarës, ndërsa të gjithë VIP-at në tavolinë kanë kthyer sytë nga Sara, e cila vazhdoi t’i këndonte të dyja këngët dhe të qeshte.