Pas ndarjes nga Olsi Bylyku, duket se Egli Tako vendosi t’i merrte të mirën kësaj situate dhe të punonte drejt përmirësimit të vetes.
Të gjithë e kemi parë se para disa muajsh ajo ka nisur palestrën, ndërsa pak më parë ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka pësuar.
Me anë të dy postimeve në InstaStory, ajo ka treguar pamjet para dhe pas humbjes në peshë dhe tonifikimit të trupit, e duhet thënë se duket më mirë se kurrë.
Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë, ajo u shpreh se dëshiron që këtë pasion ta kthejë edhe në punë.
Ndaj, ajo do të nisë një shkollë specifike për t’u bërë trajnere fitness-i.
lokimagazine