
Ekipet e Policisë së Tiranës kanë shkuar menjëherë në fshatin Mënik të Tiranës, mbrëmjen e kësaj të enjteje, sapo salla operative është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Mirëpo, nga krehja e zonës, nuk është konstatuar diçka e tillë.
Pavarësisht raportimeve mediatike, newsbomb.al mëson se nga këqyrja e zonës nuk janë gjetur gëzhoja apo gjurmë të tjera për të shtëna armësh.
Shërbimet e Policisë së Tiranës ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po hetojnë për njoftimin në sallën operative dhe dyshimet e banorëve të fshatit Mënik. Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi edhe nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur gëzhoja apo gjurmë të tjera.
Vijon…
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo