ShowBizzz

Bes Kallaku në “Big Brother VIP 3”? Aktori: Mund të fitoj… (VIDEO)

Iftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.

Në çfarë pike janë emisionet dhe spektaklet e humorit sipas tij? Me çfarë syri i sheh?

Unë kam përshtypjen që nuk janë në pikën e tyre më të mirë. Spektaklet e humorit në Shqipëri janë marrë nga Italia. Po themi “Portokallia” është një simotër e “Zeling” edhe ato bënë një stop prej 5-6 vitesh sepse konsumi i çdo jave dhe dalja në skenë çdo javë është një konsum i jashtëzakonshëm. Duhet të shkruash dhe të jesh aktual. Kam përshtypjen që nuk janë në momentin e tyre më të mirë sidomos emisionet me shumë aktorë. Trend i momentit janë ‘Reality Show’ këto po funksionojnë.

Nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “BB VIP 3” do pranonte?

Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda.

Duke marrë parasysh muzikën dhe aktrimin, humorin a ka pasur një ndërthurje të të dyjave në artin e Bes Kallakut?

Guri i parë i themelit në të gjithë karrierën time është “Portokallia”. Një rast i tillë ka qenë pikërisht kënga me Ylli Bakën “Baftjari” që e mora personazhin nga “Portokallia”. E solla personazh kënge.

A ndihet Besi i plotësuar deri tani me gjërat që ka arritur gjatë gjithë këtyre viteve?

Nga vijmë dhe ku jemi, tani jemi shumë të kënaqur.