ShowBizzz

Lumbardhi e ngacmon sërish Kaderin: A e ki ndërmend me fjet me mua këtu pas dy javëve?

Lumbardh Salihu tashmë ka shprehur një pëlqim për banoren e Big Brother, Kader Kicaj.

Ai i qëndron vazhdimisht afër, teksa së fundmi është parë një afrimitet më i madh mes tyre.

Bukuroshja nga Prizreni nga ana tjetër i ka dhënë shpresa atij, duke i thënë se ndoshta mund edhe të ndodh.

Gjatë bisedës që dyshja patën, ajo i tha: “Nuk jam e dashura jote, por nuk i dihet”.

Pas kësaj, ka qenë ish-futbollisti që vazhdoi t’ia lëshonte disa fjalë ngacmuese asaj.

“A e ki ndërmend me fjet me mua këtu pas dy javëve, po apo jo?”, u shpreh Salihu.

I njëjti mori një përgjigje menjëherë nga Kicaj, e cila u shpreh: “A je normal”.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë marrëdhënia e tyre, nëse do të lind një dashuri në spektaklin e famshëm.