Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit në “Instagram” momente të ndryshme nga përditshmëria.
Madje ka raste kur fansat i kërkojnë që ajo të postojë video ku tregon rutinën e saj gjatë një dite. Gjithashtu Rudina herë pas here u jep ndjekësve mundësinë që t’i bëjnë pyetje, të cilat janë nga më të ndryshmet.
Por pyetja që i bëhet më shpesh është ajo ‘kur do bësh një fëmijë?’. E Dembacaj nuk ngurron që t’i përgjigjet në çdo moment dhe gjithmonë ka një përgjigje epike.
Teksa së fundmi ka bërë një “Ask”, një fans e ka pyetur pikërisht se ‘kur do bësh një bebe’ dhe aktorja e njohur i është përgjigjur:
“Mitra është shumë dakord por truri s’ka internet, nuk i shkojnë mesazhet!”.
lokimagazine